I moshuari i cili u shty në tokë nga policia e Buffalos...

I moshuari i cili u shty në tokë nga policia e Buffalos në SHBA, po fshihet pas kërcënimeve për vdekje

20.06.2020 22:25:55

Aktivisti 75 vjeçar, i cili plasariti kokën pasi u shty në tokë nga policët e Buffalos, gjatë një proteste në SHBA, po fshihet për shkak të kërcënimeve me vdekje, tha avokati i tij.

Sipas mediave të huaja, Martin Gugino, nuk do të kthehet në shtëpi, kur të lirohet nga spitali, pasi mesazhet kërcënuese kanë ngjallur frikën për sigurinë e tij.

The 75-year-old longtime peace activist who suffered a brain injury after he was pushed to the ground by Buffalo cops during a Black Lives Matter protest (pictured) will not return home on his release from hospital because 'concerning and threatening messages and one letter' sent to him have sparked fears over his safety, lawyer Kelly Zarcone said Thursday

“Për të shmangur rrezikun, Martin do të përfundojë terapinë në një vend të panjohur, kur të lirohet nga spitali”, u shpreh avokati i tij Kelly Zarcone.

Ai tha ndër tjerash, se i moshuari me kancer nuk pritet të lirohet edhe një javë tjetër, pasi i njëjti pësoi një lëndim të kafkës pasi u shty nga oficerët më 4 qershor.