11 ndeshje në boksin profesionist dhe 11 fitore. Ferit Keta, anëtari më i vogël i familjes Keta mund të cilësohet thjeshtë me pseudonimin i pamposhturi pasi e meriton.
Turku Mehmet Fatih Karakus ishte viktima e radhës e Ferit Ketës. Në Dibër të Madhe në sfidën që i parapriu duelit mes Gjetan Ketës dhe boshnjakut Janjanin, Ferit Keta mposhti lehtësisht kundërshtarin e tij duke regjistruar fitoren e 11 në karrierë në po kaq takime.
Vetëm 4 raunde rezistoi turku Karkus, i cili u dorëzua në përfundim të raundit të 4-t duke i hapur rrugën fitores së boksierit shqiptar Ferit Keta. Edhe ato 4 raunde ishin një “monolog” i vërtet me Ferit Ketën që godiste gjatë gjithë kohës dhe boksierin turk që vetëm dinte të mbrohej,por pas 12 minutash në ring, Karakus nuk mundi të rezistonte më duke u dorëzuar.