I përvetësoi mbi 7 mijë euro në firmën ku punonte, arrestohet

23.12.2016 12:14:15

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë me dyshimin se i njëjti ka përvetësuar mbi 7 mijë euro në firmën ku punonte.

Sipas Policisë i arrestuari ka kryer veprën penale duke përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash prej 7 mijë e 293 euro gjatë punë së tij në një firmë private.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.