ISIS djeg për së gjalli dy ushtarë turq në Alepo (Video)

23.12.2016 12:07:00

Një video e publikuar ‘online’ tregon dy ushtarë turq që digjen të gjallë nga Shteti islamik në provincën siriane të Alepos. Në imazhe, autenciteti i të cilës nuk mund të verifikohet, shihen dy ushtarët në një vend të hapur, të lidhur me zinxhirë.

Isis 1Videoja, e gjatë 19 minuta, fillon me një audio të vjetër të liderit të ISIS-it, Abu Bakr Al Baghdadi, i cili bën thirrje për sulme kundër trupave turke dhe i kërkon xhihadistëve të tij të pushtojnë Turqinë, i cilësuar si një “vend i pafe”.

Isis 2Duke qëndruar të zbathur në mes të një shkretëtire, ushtarët turq janë të lidhur për qafe me fitil të djegur që përfundimisht i përpin trupat e tyre në flakë. Fotograma i tregon viktimat të detyruar të ecin me duar e këmbë nga terroristët e ISIS-it, të cilët janë veshur me të zeza dhe pastaj në këmbë pa këpucë, ndërsa përfshihen nga flakët.

isis 3Isis 4Isis 5Një nga ushtarët mund të jetë Sefer Tas, i rrëmbyer në jug të Turqisë në shtator 2015, tjetri është rrëmbyer me shumë mundësi pranë Alepos në 29 nëntor.