Shqipëri/ I preu kokën nënës/ 44-vjeçari tentoi të vrasë të bijën 15 vjeçe, si nisi sherri për telefonin

07.08.2020 10:08:16

Detaje shokuese vijojnë të zbardhen nga Pogradeci, pas krimit të tmerrshëm të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku djali i preu fytin të ëmës.

Sipas news24, të afërmit e viktimës Firdes Çekiçi kanë deklaruar se sherri në familje ka nisur për telefonin e vajzës së autorit të krimit.

Pikërisht këtu ka nisur gjithçka dhe ka përfunduar me vrasjen tragjike të të moshuarës, ndërsa 15-vjeçarja, që ka parë gjithë ngjarjen, ka njoftuar policinë dhe është larguar nga banesa me biçikletë.