Lulzim Basha: Rama donte ta fuste Metën në burg, tani e bën president

27.04.2017 18:58:24

Kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar zhvillimet e fundit brenda mazhorancës, ku Ilir Meta është kandidati i LSI për President dhe që pritet të votohet ditën e nesërme.

Duke folur nga Çadra e Lirisë, Lulzim Basha tha se ky është pazari i fundit mes Ramës dhe Metës.

Ka qenë Kryeministri Edi Rama, u shpreh Basha, që më parë ka tentuar të fusë në burg Ilir Metën dhe ka kërkuar arrestimin e tij, ndërsa tani e bën President.

“Dëshmitë e atyre që i detyruan të dilnin me zor në sheshin qendror të Kavajës për të pritur kundëërshtarin e dështuar janë fakte në dosjen e fakteve të pakundërshtueshme se me Edi Ramën nuk do të ketë asnjë shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Dëshpërimi i tij sot është dhe më i thellë sepse për hir të pazarit politik, që këta kanë bërë tash 4 vite në kurriz të shqiptarëve.

Njeriu që u përpoq ta fuste në burg rivalin politik, u detyrua të shpallë President. Republika e vjetër ka arritur në stacionin e fundit. Në këtë akt dëshpërimi, Edi Rama ka humbur cdo lloj arsye. Kjo kupolë ka vetëm një qëllim, të pasurohet dhe të mbrohet nga ligji”, u shpreh