Prishtina në festë, presin Haradinajn (Foto/Video)

27.04.2017 18:36:21

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është rrugës për Kosovë.

Ai është shpallur i pafajshëm nga gjykata franceze në Colmar, ku mbahet që nga janari sipas fletarretit të Serbisë të vitit 2004.

Në sheshin kryesor të Prishtinës janë mbledhur qytetarët për të festuar lirimin e tij dhe adresimin që ai pritet t’ua bëjë atyre.