Lulzim Basha: Në 5 vjet asnjë investim i huaj, vetëm eksport droge e import plehrash

10.03.2018 12:01:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se ka një mungesë të theksuar të investimeve të huaja në Shqipëri ndërsa akuzoi qeverinë se në 5 vjet ka bërë vetëm eksport droge e import plehrash.

“Në 5 vite nuk ka pasur asnjë investim të huaj. Madje, kanë ikur nga Shqipëria të huajt që ishin. Si mund të zhvillohet ekonomia pa investime? Ndërsa, për sa i përket investimeve të brendshme, investimet në infrastrukturë janë pothuajse zero, hiq “Rilindjen Urbane” me shtrim pllakash”, tha Basha, i pranishëm në Forumin e Tiranës për Lirinë Ekonomik.

Më tej, Basha shpjegoi se pse, sipas tij, ka ardhur kjo situatë: “Liria ekonomike në Shqipëri ka pësuar zbritje, barra fiskale është rritur dhe liria e të bërit biznes po i afrohet nivelit të Afrikës Ekuatoriale”.