I riu nga Rahoveci vetëvritet pas një “pas një keqkuptimi me prindërit e tij”

20.05.2017 16:57:51

Një 18 vjeçar nga fshati Radostes i Komunës së Rahovecit, është vetëvrarë.

 

N.Z. i lindur në vitin 1999 është gjetur në shtëpinë e tij i varur dhe është dërguar menjëherë ne Spitalin rajonal në Gjakovë ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Sipas informatave të para të KosovaPressit, ai ka bërë vetëvrasje pas një keqkuptimi me prindërit e tij.

Trupi i tij është dërguar pastaj në obduksion.