Gecaj: Vetëvendosje e ka lidh fatin me Beogradin

09.02.2017 19:44:03

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj sërish është “kapur” me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gecaj në një postim në Facebook, ka thënë se kush janë këta njerëz që e mohojnë shtetin e Kosovës por ia marrin rrogat, e bënë Kosovën gaz me sjelljet në Kuvend, hidhërohen pse s’hyri treni dhe u hoq muri etj.

Postimi i plotë:

KUSH JANË KËTA NJERËZ?!
Ndërhyrjen e NATO-s e konsiderojnë për interesa të perëndimit; Flamurin e Kosovës e quajnë “leckë lara lara”; Se njohin shtetin por ia marrin rrogat; Ofendojnë ekipet përfaqësuese; Hedhin molotovë mbi policët-mbrojtësit e dëshmuar të Republikës; Djegin veturat e grave politikisht joaktive; Nuk i nderojnë dhe i fyejnë figurat kombëtare si Ibrahim Rugovën; Votojnë kundër shpëtimit të Trepçës dhe kundër MSA-së; Sulmojnë (edhe fizikisht) partnerët strategjik; E bën Kosovën gaz me sjelljet në Kuvend; E kanë lidh fatin politik me veprimet e Beogradit; Hidhërohen pse s’hyri treni dhe u hoq muri; Fyejnë qytetarët e Kosovës për proamerikanizmin; Shkruajnë letra që Kosova të mos ketë kod SHTETËROR telefonik, por ta përdorë atë të Serbisë…! Kush janë këta njerëz?!