Kryeministri Mustafa ironizon Shpejtim Bulliqin

09.02.2017 19:16:21

Edhe pse ishte shumë i qartë në përgjigjien e tij dhënë Shpejtim Bulliqit, kryeministri Mustafa rikonfirmoi edhe një herë atë që kishte thënë në kuvend.

Në një postim në Facebook, kryeministri Mustafa ironizon me thënien e Bulliqit, sipas të cilit trenin e kanë ndalë të tjerët se do arrinte deri në Kaqanik, duke shtuar se për këtë deputet edhe Mali i Zi është futur thellë.

Postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

“Ishte nje deputet yni që, për habinë time, tha se të tjerët e ndalën trenin, sepse ai do të arrinte në Kaçanik. Unë ia ktheva se ky do të ishte lajm i mirë për Serbinë, por se lajmi i vertetë (jo i mirë për Serbinë) është se treni nuk do ta kalonte kufirin. Të njëjtit deputet (që akoma vazhdon të thotë se është në LDK) edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë.”