I sëmuri obez me koronavirus nxirret nga banesa me vinç

03.04.2020 13:33:38

Zjarrfikësit në Londër përdorën një vinç për të nxjerrë nga banesa e tij një pacient obez, i cili dyshohet se ishte i prekur nga koronavirusi.

Punonjësit e zjarrfikëses të veshur me maska mbrojtëse me filtër u fotografuan ndërsa nxirrnin pacientin obez nga kati i dytë ku banonte për t’ia dorëzuam më pas mjekëve që do i vinin në ndihmë.

Më pas zjarrfikësit i hoqën një pjesë të rrobave të tyre dhe i dërguan ato për t’u dezinfektuar. Operacioni i pazakontë për t’i ardhur në ndihmë pacientit zgjati për disa orë dhe për këtë arsye një pjesë e rrugës Uxbridge në kryeqytetin anglez u bllokua.