Ibrahim Kelmendi, figuara më e përfolur e vrasjeve të pasluftës!

05.12.2016 10:22:09

Nga Ajet Avdyli

Ibrahim Kelmendi i cili njihet si anti-Rugovist, kjo dihet e nuk don koment. Pikrisht në pervjetorin e vdekjes së Rugovës, u përpoq të thotë diçka, një refren tashmë të njohur e të persëritur të tijë disa herë, per figurën e personalitetin e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Ibrahim Kelmendi është figura më e përfolur e vrasjeve të pasluftës i cili akuzonte jo pak aktivista të diasporës si marionetë e të lidhur me UDB, si rasti i Enver Hadrit, i vrar nga falangat e UDB-së në Belgjikë. Në rajonin e Pejës njifet e përflitet si njëri ndër përgjegjësit ose bashkpjesmarrës në vrasjen e Smajl Hajdarit, një zyrtar i LDK-së dhe ish antar i uçk, i vrarë pas lufte. Në fakt vrasësit e Hajdarit pas vrasjes janë strehuar në shtëpinë e Qerim Kelmendit, vëlla i Ibrahim Kelmendit, ku edhe makina e Qerimit është përdorur në kryrjen e vrasjes. Në vrasjen e Smajl Hadarajt është përdorur i njejti model si në vrasjen e Ekrem Rexhes, komandant Drinit. Pas vrasjes së Smajl Hajdaraj, Ibrahim Kelmendi me një pseudonim fallco, shkruan një artikul denigrues per personalitetin e figurën e Smajl Hajdarat në një gazetë e cila ishte e kontrolluar nga SHIK, ashtu siq kishte vepruar Skender Krasniqi pas vrasjes së Ekrem Rexhës. Qëllimi tani dihet, janë perpjekjet e tyre të fundit para opinionit Kosovarë të mbulojn gjurmët e krimit. Ishte kjo një metod speciale e LPK-së, dhe e mediave të kontrolluara nga ata, me qëllimin e vetëm, denigrimin e diskreditimin e figurave politike të vrara pas luftës. Ibrahim Kelmendi me paraqitjet e tijë po perpiqet që bashkpunëtorët e vetë, të i paraqes si bosa të krimit ekomomik, duke bërë perpejkje që kriminelet e vrasësit t`i shëndrroj vetëm në hajdut e matrapaz e keqperdorues të Fondit Vendlindja Thrret. Por jo me kaq, kta i kanë mëkatet akoma shumë më të mdha. Dihet publikisht se, flitet e përfëlitet me të madhe se; Ibrahim Kelmendi është i dyshuar për vrasjen e treshës Gërvallaj dhe Zeka më 1982. Por dua të nënvizoj se emri i Ibrahim Kelmendit përmendet e lakohet shumë shpesh në raportet e Bundestagut mbi veprimtarinë e UDB në emigracion dhe në Gjermani, dhe në dokumenta zyrtare mbi operaconin e ashtuqujtur „Olluja në Stutgart“, Eshtë teper interesante se këto dokumente lexohen kudo, por më së paku në Kosovën tonë, atje do të duhet më së shumti të lexohen por edhe të komentohen në medija. Vërtetë nxerrja e kokës aty këtu në disa media, e kritikat e tija kunder liderve politik, nuk janë asgjë tjetër pos një perpjekje e dy klaneve mafioze, që sa më leht të kalojn në perballje me Gjykatën Speciale. Andaj të gjithë ata që mendojn se Ibrahim Kelmendi në kritikat e tija kunder Hashim Thaqit, vërtet don të zbuloj, të vërtetën mbi krimet në Kosovë, do të zhgënjehen duke e patur parasysh se ky është një projekt i tyre i perbashkët, për të mbualuar fëtyrën e tyre të vërtetë. Andaj qëllimi i Ibrahim Kelmendit është që të parapregadis opinionin por apriori edhe Gjykatën Speciale se, LPK-ja, ka keqperdor Fondin Vendlindja Thrret, i cili është vështirë për t`a kontrolluar, e vështirë për Gjykatën Speciale për të patur fakte, për denimin e këtyre kriminelëve.