Ministri i drejtësisë, Ylli Manjani: “Burrë-shtaza” meriton ndëshkim mbi-njerëzor!

05.12.2016 10:23:32

“Burrë-shtaza” meriton një ndërshkim mbi njerëzor”. Ky ka qenë qëndrimi i ashpër i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku një 52-vjeçar dhunoi, zhveshi lakuriq dhe më pas hodhi gruan e tij nga dritarja e banjës, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Manjanit me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ theksoi se nesër do të çel një proces hetimor administrativ sa i takon kësaj ngjarje si dhe faktit se gruaja kishte denoncuar burrin për dhunë. Teksa e cilësoi një ngjarje që i kalon kufijtë e njerëzore, numri një i Drejtësisë theksoi se në hetim do të përfshihet edhe lëshimi i urdhrave të mbrojtjes, siç ishte dhe rasti i gruas në fjalë, e cila kishte kërkuar ndihmë në gjykatë.

Ferdinant Ruko, i cili vrau bashkëshorten e tij, Liljana Ruko, mbrëmjen e të shtunës, rrëfeu në polici motivin e krimit të rëndë. Fillimisht ai tha se e vrau gruan për xhelozi, por më pas e ndryshoi version, duke pohuar se shkak për sherrin ishte bërë denoncimi i Liljanës ndaj tij një muaj më parë për ushtrim dhune.


Deputetja dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, zonja Majlinda Bregu ka ngritur një shqetësim në lidhje me ngjarjen e rëndë të Fierit. Ndaj të njëjtat shqetësime me zonjën Bregu. Ngjarja është tepër e rëndë aq sa i tejkalon kufinjtë e njerëzores! “Burrë-shtaza” që e ka kryer këtë krim meriton pa dyshim një ndëshkim mbi-njerëzor! Në këtë moment nuk di shumë detaje për çështjen e lëshimit të urdhërit të ekzekutimit, por pas një interesimi on line të personelit të Ministrisë, del gjykata e Fierit ka pranuar edhe provizorisht edhe përfundimisht kërkesën e zonjës së ndjerë tashmë.
Do të doja të kisha një informacion shterrues për pyetjet e zonjës Bregu, por në këtë moment pyetjet që ajo ngre janë edhe të miat.

Pra pyetjet; Përse megjithë urdhërin e mbrotjes e ndjera jetonte përsëri me burrin agresor?! Kush ka gabuar gjykata që ka lëshuar urdhërin apo zbatuesit e atij Urdhëri?!
Megjithë statusin ende të paqartë ligjor, në këtë situatë post-reformë ( askush nuk e di tashmë nëse duhen zbatuar ligjet e reja, që kanë hyrë në fuqi por nuk zbatohen dot, apo do vazhdohet me ligjet e vjetra!!), do te çel nesër një proces hetimor Administrativ, për të sqaruar këto pyetje.Në çdo rast ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse. Ekziston gjithashtu një rrugë tjetër më e shpejtë, hetimi Penal që besoj ka nisur tashmë! Prandaj i kërkoj që sot, Prokurorisë së Fierit të përfshijë në hetim edhe procesin e lëshimit të Udhërave të Mbrotjes! Prokuroria ka mundësinë ligjore të sqarimit dhe të veprimit të shpejtë për çdo person përgjegjës! Sidoqoftë, hetimi ynë Administrativ do fillojë nesër!
Duhet mbyllur njëherë e mirë shtegu i “shtázve” që dhunojnë familjet e tyre! Ska e smund të ketë mbrojtje për shtazët! Mbrotja është paraparë për njerëzit! Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e jetës së një gruaje, nënë e dy fëmijëve!