Vdekja e Florencit në Marsejë, familja e 23-vjeçarit nga Shkodra kërkon të vërtetën

23.12.2017 20:43:29
Qytetarë të shumtë janë mbledhur para kryeministrisë në Tiranë, aty ku o zhvillojnë homazhe në nderim të Florenc Beqiraj, 23 vjeçarit nga Shkodra që ndërroi jetë ditën e djeshme në Marsejë të Francës.

 

Ndërkohë që shoqëria civile ka njoftuar për një protestë ditën e nesërme në orën 12:00.

Pasi qëndroi për disa ditë në koma Florenc Beqiraj ndërroi jetë në spital.

Autoritetet franceze janë shprehur se ai tentoi të vetëvarje në burg, ndërsa familjarët shprehen se mbi vdekjen e tij ka shumë hije dyshimi.