Shqipëri: Humb jetën në minierën e Bulqizës një minator 20-vjeçar

15.11.2017 15:20:25

Një i ri ka humbur jetën teksa punonte në një minierë të Bulqizës. Burime policore bëjnë me dije se viktima është shtetasi Eduard Dama, 20 vjeç të cilin ka zënë një masiv shkëmbor teksa punonte në galeri.

I riu ishte duke punuar në zonën D të minierës kur ka ndodhur tragjedia që i mori jetën.

Vetëm disa ditë më parë në të njëjtën galeri humbi jetën një tjetër minator 38-vjeçar.