Pamjet e tmerrshme të rrëzimit të aeroplanit në lumë, ku humbin jetën dy persona (Foto/Video, +18)

26.01.2017 18:15:10

Një aeroplan deti është përplasur në lumë, si pasojë e kësaj humbën jetën dy persona derisa familjarët e tyre kishin dalë për të festuar Ditën e Australisë.

Vetëm dy persona ishin brenda aeroplanit, piloti dhe një pasagjer, dhe që të dy kanë mbetur të vdekur në vend në Perth të Australisë.

Qindra njerëz ishin mbledhur buzë lumit Swan, për të festuar me fishekzjarrë ku një akrobacion i aeroplanit u kthye në tragjedi.

Në videon e publikuar në internet, shihet momenti kur aeroplani fillon të bie pingul në ujë, por skena më kritike nuk vërehet mirë pasi para objektivit të kamerës shfaqet një anije që ishte në ujë.

Skena ka qenë mjaft e dhimbshme për familjarët e viktimave, të cilët ndodheshin në këtë ceremoni dhe panë se si të dashurit e tyre humbën jetën.