Tre të vdekur nga një aksident në Ferizaj (Video)

25.02.2017 16:07:46

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Gërlicë të Kaçanikut.

Zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë treguar se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme, shkruan.

Aty është ftuar edhe Mjekësia Ligjore për t’i marrë trupat e pajetë.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture. Kamioni e ka goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit, ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën.