Identifikohet autori i sulmit në Mançester, një 23-vjeçar nga Libia

23.05.2017 19:07:16

Autoritetet britanike kanë identifikuar autorin e dyshuar të sulmit me bombë në Mançester, ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën rreth 59 të tjerë. Ai është shtetasi Salman Abedi, me origjinë nga Libia.

Policia arriti të gjente adresën ku jetonte atentatori,  në një shtëpi shumë pranë qendrës së qytetit. Rruga Elsmore ku Abedi rezultonte banor, u bë qendra e hetimit të oficerëve të policisë, të cilët po investigojnë nëse 23-vjeçari kishte vepruar i vetëm në sulmin kamikaz apo kishte edhe bashkëpunëtor.

Sulmi i tmerrshëm kamikaz u mor përsipër nga ISIS, që e cilësoi një hakmarrje ndaj Britanisë për sulmet e saj ndaj shtetit islamik.