Igli Tare nominohet për çmimin drejtori sportiv më i mirë i 2019-s

31.10.2019 01:29:34

Puna e shkëlqyer që Igli Tare po bën të Lazio gjatë këtyre vazhdon të vlerësohet. Pasi mori çmimin e drejtorit më të mirë sportiv në Itali nga faqja e specializuar Tuttomercatoweb për vitin 2018, këtë herë fama e shqiptarit i kalon kufijtë e Italisë.

Tare është përfshirë në listën e 5 kandidaturave për drejtorin më të mirë sportiv të vitit nga “Globe Soccer Awards” teksa do të jetë pjesë e ceremonisë gala që do të mbahet më 29 dhjetor në Dubai për ndarjen e çmimeve.

Rivalë të Tares në këtë garë janë emra shumë prestigjiozë që mbajnë e drejtorit sportiv në klube të mëdha. Eric Abidal i Barcelonës, Mark Overmars i Ajaxit, Berta i Atletico Madrid dhe Edward i Liverpool do të rivalizojnë me drejtuesin shqiptar të Lazios për çmimin e drejtorit sportiv më të mirë të vitit 2019 që do të jepet nga “Globe Soccer Awards”. Edhe nëse nuk ja del të triumfojë, Tare e ka fituar tashmë çmimin e tij dhe ai është përfshirja në listën e 5 kandidaturave.