Daçiq i lumtur: Pavarësisht kundërshtimeve, seanca e OKB-së për Kosovën do të mbahet nesër

31.10.2019 00:44:22

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq do të përfaqësojë Serbinë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku temë diskutimi do të jetë Kosova.

Daçiq citohet të ketë thënë se ai do të komentojë raportin Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për “punën e UNMIK-ut nga 16 maji deri më 15 shtator”, shkruan Danas, transmeton lajmi.net.

Edhe pse ka pasur zëra se kjo seancë mund të shtyhet, Daçiq tha se kohët e fundit situata në Kosovë do të diskutohej më 31 tetor, përkundër përpjekjeve të Kosovës për ta shmangur.

“Ishte e qartë që seanca do të mbahet me 31 tetor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe unë do të marr pjesë. Në fund të fundit, megjithatë, përfaqësuesit e Prishtinës informuan se do të merrnin pjesë”, tha ai.

Daçiq tha se: “anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë të vetëdijshëm për situatën aktuale në Kosovë, incidente të shumta, aferën për helmimin e pretenduar, gënjeshtrat e mëdha që vijnë nga Prishtina”.

Duke komentuar mbi shtyerjen e seancës, Daçiq tha se ai nuk i kishte bërë thirrje Vlora Çitakut por përfaqësuesve të Kosovës.

“Shumë tregojnë se Anglia ka këmbngulur të mbajë takimin muajin tjetër. Por tani nuk ka asnjë lidhje”, tha Daçiq.

Shumica e shteteve të fuqishme të OKB-së në seancën e fundit kanë kërkuar që takimet për Kosovën të rrallohen ose të anulohen krejtësisht pasi nuk është e nevojshme.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres tha në raportin e tij të fundit se pauza në dialogun Kosovë – Serbi ka vonuar marrëveshjen përfundimtare.

Guterres ka përshëndetur kërkesen e vazhdueshme të SHBA-ve, Francës, Italisë, Gjermanisë, Anglisë për heqje të tarifave dhe vazhdim të dialogut.