IKSHPK: Sonte asnjë rast i konfirmuar me coronavirus në Kosovë

18.03.2020 21:25:53

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sonte nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me coronavirus (COVID-19).

Deri më tani IKSHPK njofton se janë 20 raste të konfirmuara me coronavirus në tërë territorin e Kosovës.

“Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 319 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive. Sonte me 18.03.2020 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.