Vjosa Osmani votoi kundër mocionit të mosbesimit

18.03.2020 21:28:32

Ministri i shkarkuar, i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu ka konfirmuar se kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka votuar kundër mocionit të mosbesimit të LDK-së ndaj Qeverisë “Kurti”

Veliu, po ashtu ka komentuar shkarkimin e tij nga kryeministri Albin Kurti.

Ai e ka quajtur Kurtin mashtrues dhe ka thënë se shkarkimi i tij është qyqar.

‘’Lajmin e kam marrë vesh nga mediet. Ka qenë veprim tinëzar i tij i cili mendoj se është i dëmshëm për vendin në radhë të parë dhe për situatën në të cilën Kosova gjendet’’, ka thënë Veliu nT7.

Ai ka treguar raportet e tij me Kurtin gjatë kohës sa kanë qenë në qeveri dhe ka thënë se Kurtit i mungon guximi.