Ilir Abdullahu: Prioritet furnizimi me ujë të pijes dhe zvogëlimin e humbjeve

31.07.2016 16:55:28

Kryeshefi i sa po emëruar në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka folur për prioritetet që do t’i ketë në vitet në vazhdim. Abdullahu në një intervistë për Indeksonline ka treguar se cilat lagje kanë problem me ujë të pijes, për sistemin e furnizimit, ndërrimin e gypave, humbjet që ndodhin. Ai ka thënë se uji duhet të kursehet dhe të paguhet, që të kenë edhe brezat e ardhshëm. Abdullahu ka folur edhe për trajtimin e ujërave të zeza dhe ndotjen e lumenjve dhe po ashtu për nivelin e liqeneve akumuluese që e furnzojnë Prishtinën dhe një pjesë të madhe të Kosovës me ujë.

Indeksonline: Ju sapo e keni marr mandatin e kryeshefit të KUR Prishtina. Cilat janë prioritetet e juaja?

Ilir Abdullahu: Prioritet imi do te jete fokusimi ne këta tregues kryesor te performances.

-Rritja e kohës se furnizimit me ujë në të gjithë zonën e shërbimit;-Cilësia e lartë e ujit për pije

-Zvogëlimi i humbjeve të ujit; -Rritja e shkalles së faturimit; -Rritja e shkalles së inkasimit.

Indeksonline:  Sa është përqindja e humbjeve të ujit nëpër qytetin e Prishtinës dhe sa është duke u punuar që ky problem të tejkalohet?

Ilir Abdullahu: ky tregues është shumë domethënës  në lidhje me rezultatet e punës së një kompanie, pasi ka ndikim të drejtpërdrejtë në një sërë treguesish të tjerë.

Humbjet e ujit  në tërë zonën e shërbimit sillen në shkallë 49%, që është e lartë ku një pjesë është humbje fizike që rrjedhë nëpër rrjeta distributive me elementet përcjellëse për shkaka te vjetërsisë dhe një pjesë nga vjedhjet.

Humbjet e ujit kanë efekt negativ ekologjik, ekonomik dhe social dhe janë pjesë përbërëse e pashmangshme e çdo sistemi të ujësjellësit. Shkalla e ujit të humbur është një indikator i mirë i  joefiçencës së sistemit dhe në korrelacion me indikatorët tjerë siç janë efiçenca financiare dhe efiçenca operative.  Reduktimi dhe kontrollimi i qëndrueshëm i UPF në një sistem të ujësjellësit është një problem kompleks i cili kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe  shumëdimensionale. Kjo  për  faktin  se  humbjet  e  ujit  kanë  tendencë  natyrale  të ngritjes nëse nuk ndërmerren masa adekuate për ndaljen/zvogëlimin e tyre: rrjedhjet nga gypat shtohen vazhdimisht, numri i ujëmatësve që nuk matin saktë rritet, mos menaxhimi I presionit dhe rrjedhjes krijon rritje te vazhdueshme te humbjeve.

Ngritja e Departamentit per detektimin e humbjeve  ka për qëllim që të përkufizojë qasjen e KUR “Prishtina” sh.a si dhe aktivitetet të cilat do ti ndërmerr në periudhën 2016-2020 për reduktimin e ujit të pa- faturuar (UPF) me qëllim të përmbushjes së synimit të saj strategjik, që është: ‘Ofrimi i shërbimeve   kualitative   për   të   gjithë   konsumatorët   dhe   rritja   e   qëndrueshmërisë financiare’. Këto aktivitete janë të mbështetura në analizimin e sasisë së ujit të humbur si dhe të faktorëve që ndikojnë në humbjet e ujit.

Me vendosjen e pajisjeve që bëjnë transmetimin e të dhënave të rrjedhjes dhe presionit  online GPRS telemetri  janë duke u analizuar zonat ne Bregun e diellit(Zona Lindje,Jugu,Perendimi-Zona Qender dhe lagja e Spitalit) në Prishtinë si dhe qendra e qytetit se Lipjanit,në proces të punimeve janë edhe vendosja e 13 ujëmatësve zonal që nëpërmjet pajisjeve do të bëjmë monitorim ne kohë reale nga qendra e Kompanisë.

Është e  qartë  se  KURP  nuk  mund  ti  eliminojë  në  tërësi  humbjet  e  ujit,  megjithatë,            Kompania mundet dhe është e vendosur që ti reduktojë substancialisht ato. Viti 2017 do tek rritje te humbjeve te ujit

Humbjet e ujit sot janë problem global dhe të gjitha shtetet ballafaqohen me shkallë të lartë të humbjeve sidomos vendet në zhvillim por edhe vendet e zhvilluara kanë këto shqetësime.

 

Indeksonline:  Inkasimi ka qenë thuajse problem i vazhdueshëm në KUR Prishtina. A ka përmirësim në këtë drejtim?

Ilir Abdullahu:  Është e vërtetë që problem i vazhdueshëm ka qene inkasimi  i mjeteve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit qe ka ofruar kompania dhe kjo vlerë ka arritur ne fund të vitit 2015 rreth 50 milion euro.

Ne periudhën Mars-Korrik që është periudhë e emërimit tim në detyrën e u.d Kryeshefit Ekzekutiv kemi arrite që të ngrisim shkallen e inkasimit në mesataren 85%  kjo është meritë e të gjithe te punësuarve dhe shpresojmë që edhe në muajt në vazhdim te mos ulem në përqindje më te vogla, kur dihet se obligimet e ujësjellësit janë të mëdha në kthimin e kredive dhe mbajtjen e qëndrueshme të furnizimit me ujë dhe ngritjen e shërbimeve sa më cilësore për konsumator.

Do të shfrytëzoj rastin që nëpërmjet kësaj interviste të bëja apel për konsumatorët që të drejtohen tek kompania dhe të përfitojnë nga falja e borxheve. Numri i konsumatorëve qe kanë ardhur deri më tash në gjithsej 8 komunat qe janë nën menaxhimin tonë është gjithsej 13.227 konsumatorë nga gjithsej sa ishte dashtë të paraqiten 78.000 konsumatorë.

Borxhi i falur deri më tash, në 8 komunat është 4,528,790.79 euro përfshirë pagesat kesh dhe riprogramimet.  Nga gjithsej borxh që duhet falur 23 milionë euro.

Shfrytëzojeni të drejtën ligjore qe ua ka mundësuar ky ligj sepse afati i shfuqizimit të këtij ligji është vetëm deri më 2 shtator 2016

Indeksonline: Cilat lagje kanë më shumë probleme me ujë të pijes në Prishtinë?

Ilir Abdullahu: Lagjet që kanë problem më shumë sa i përket furnizimit me ujë të pijes e sidomos gjatë periudhës së verës janë lagjet e reja që janë ndërtuar pas vitit 2000, që janë në kate të larta të terrenit dhe sistemet aktuale të ujësjellësit siç janë: Rezervarët, Stacionet e Pompave, teknikisht nuk munden te dërgojnë ujë ne ato pika te larta. Sidomos gjatë muajve të verës dhe ditëve kur kemi temperatura të larta. Pas rritjes se kapaciteteve prodhuese të ujit rrjetat e ujësjellësit do t’i nënshtrohen një presionit te pandërprera dhe me këtë do te krijohet pasqyra me e qartë e pikave të larta ku pas dimenzionimit të modeleve hidraulike do të propozohen masat shtesë që edhe zonat e larta të kenë furnizim 24 orë nga viti 2017. Është e një rëndësie të veçantë rritja e bashkëpunimit në mese të KUR dhe Komunave që bashkërisht mund te bëjnë shumë punë të mira për konsumatorin në zgjedhjen e problemeve te ujit të pijes. Shqetësuese është vazhdimi I keqpërdorimit të ujit në forma të ndryshme që ndikon drejtpërdrejt në çrregullimin e furnizimit me ujë në pikat e larta.

Indeksonline: Sa është interesimi i investitorëve të huaj për të ndihmuar përmirësimin me ujë të pije?

Ilir Abdullahu: Interesimi i investitorëve të huaj ka qenë gjithmonë për të ndihmuar sektorin e ujit në Kosovë ku nga këto investime ka pasur rastin të përfitoi edhe KUR ”Prishtina”.

Vlen të përmendim Qeveritë Gjermane, Zvicrrane, SHBA, Norvegjia, Çekia. Investimet e këtyre vendeve kanë bërë që shumë vendbanime sot të kenë furnizim me ujë të pijes dhe disa prej këtyre shteteve janë në proces të investime dhe në planifikim të investimeve të reja. Në të ardhme duhet të gjejmë forma të marrim donacione po edhe bashkëfinancime me nivelin qendror dhe lokal që të bëjmë zgjidhje të furnizimit me ujë edhe për zonat rurale që akoma nuk kanë qasje në furnizim me ujë nga sistemet e ujësjellësit. Ne vitet që do të vijnë investimet do të barten në ngritjen e Impianteve për trajtimin e ujërave të zeza  që pothuaj jemi ne piken zero sa i përket këtyre objekteve për trajtim. Rëndësia e tyre është e  veçantë për popullatën pasi do të ruhen nga ndotja ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore dhe do të kemi një ambient shumë më ndryshe që kemi tani ku lumenjtë e Kosovës janë shndërruar në kolektor të transportimit të ujërave të zeza.

Indeksonline:  A kanë liqenet ujë mjaft këtë verë?

Ilir Abdullahu: Sipas te dhënave historike të matjeve te niveleve të liqeneve  gjendja në këtë periudhë vere kurrë nuk ka qenë më e mirë e në këtë e potencoj sidomos liqenin e Badovcit i cili është afër nivelit maksimal dhe kjo na ka ndihmuar neve si kompani që të kemi një furnizim me ujë të qëndrueshëm deri në këtë periudhe kohore, e ku zonat që furnizohen nga ky liqe kanë një furnizim 24 orë. Ngrohja globale mundet të na sjell situatën e viti 2014. Departamenti planifikimit dhe zhvillimit nëpërmjet një konsulenti të GIZ-it ka bërë trajnimin në menaxhimin e thatësirave duke menaxhuar nivelin e liqeve.

Indeksonline:  Çka konkretisht e përmirëson furnizimin me ujë fabrika në Shkabaj?

Ilir Abdullahu: Projekti “Furnizimi me Ujë dhe Largimi i Ujërave të Zeza, Prishtina – Faza e III-të” ka për qëllim që të optimizojë zhvillimin social dhe ekonomik në regjionin e Prishtinës. Shtimi i shpejtuar i popullatës në regjionin e Prishtinës ka ndikuar që niveli i shërbimeve të furnizimit me ujë në zonën e shërbimit të KURP të mos jetë i kënaqshëm. Mbulimi me shërbimet e ujësjellësit nuk përfshinë tërë popullatën. Në anën tjetër, shumicës së popullatës së shërbyer iu ofrohen shërbime të cilësisë së pakënaqshme-furnizim me ndërprerje. Synimi i përgjithshëm i projektit është që të përmirësojë furnizimin me ujë për qytetin e Prishtinës dhe komunat tjera që janë pjesë përbërëse e zonës së shërbimit të KURP: Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevë, Gllogovc dhe Graçanicë. Ky përmirësim planifikohet të arrihet përmes marrjes së sasisë shtesë të ujit nga liqeni i Ujmanit (Gazivodës) në Kanalin Ibër në fshatin Mihaliq, transportimin e tij deri te impianti i trajtimit të ujit (ITU) që do të ndërtohet në fshatin Shkabaj, dhe distribuimin (futjen) e rreth 20 milion m3/vit të sasisë shtesë të ujit të trajtuar në sistemin ekzistues të furnizimit me ujë të KURP. Me këtë kapacitet të shtuar të prodhimit të ujit do të mbulohet kërkesa për ujë deri në vitin 2030.

Termat e Referencës (TeR) së projektit përcaktojnë qartë se objektivat e projektit janë:“Furnizimi i pandërprerë dhe cost-efficient me ujë të pijes i popullatës në qytetin e Prishtinës dhe fshatrave përreth si dhe mbrojtja e burimeve të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit. Projekti do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në mbrojtjen e burimeve të kufizuara të ujit.”

Indeksonline:  Sa është duke u punuar në zëvendësimin e rrjetit të vjetër me atë të ri?

NdërrimiiI rrjetit të vjetër me atë të ri planifikohet për çdo vit dhe në tre vitet e fundit nëpërmjet investimeve nga Unioni Evropian dhe KUR,  nëpërmjet fazës së 1 dhe 2, janë bërë rehabilitimi i rrjetave të vjetra të ujit në keto zona: Tophane, Dradani, Ulpian Bregu i Diellit(Aktashi), Lagja e Muhaxherve, Dodona, rehabilitim të rrjetave të vjetra ka pas  edhe ne te gjitha komunat tjera që ne i menaxhojmë dhe operojmë.