“Kapen” Rexha e Kamishi!

29.09.2016 18:40:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, iu ka kundërvënë deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut, i cili ka thënë se fajin për gjendjen në veri e ka Qeveria e Përkohshme ku ministër i Rendit ishte Rexhep Selimi.

Ish-komandanti i UÇK-së i tha Haxhiut se në kohën kur ai me ndërkombëtarët po formonte Policinë e Kosovës, “ti me shefat e tu pengonin doktorët të shkojnë në shtëpinë e tyre”.

Selimi i tha atij se nëse më e mirë i duket MUP-i se Ministria e Rendit pas luftës, atëherë po I shërben Oliver Ivanoviqit.

I menjëhershëm ishte reagimi I Bekim Haxhiut i cili ia përmendi uzurpimet e pronave në Klinë që sipas tij kanë bërë vëllezërit e tij.

“Në kohën kur në veri në vitin 1999 po bëhej spastrim ndaj shqiptarëve, vëllezërit e ministrit në Qeverinë e Përkohshme kanë qenë duke u marrë me uzurpime në Klinë e Prishtinë”, ka thënë ai.

Këta dy deputetë kohë më parë ishin përleshur fizikisht në Kuvendin e Kosovës.