Sot dita e shkakut më të madh të vdekjeve në botë, Kosova asnjë aktivitet

29.09.2016 18:43:25

Dita Botërore e zemrës mbahet në nivel global çdo vit me 29 shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kjo ditë, qdo vit ëhstë shënuar edhe në Kosovë, me aktivitete të vogla por që përcillinin mesazhe, këtë vit nuk është parë ndonjë organizim.

“Faktorët të cilët mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës janë: mosha, më tepër kanë predispozita meshkujt se sa femrat. Kjo është për shkak të disa hormoneve të cilët janë të ndryshme tek meshkujt dhe tek femrat. Mandej është gjinia dhe është faktori tjetër është faktori gjenetik. Nëse dikush në familje e ka një të sëmurë nga zemra ka mundësi që të ketë rrezik më tepër. Faktor tjetër janë rritja e lartë e yndyrave në gjak ose është tek sëmundja e sheqerit ose diabetit, është një faktor tjetër, nivel i lartë i sheqerit në gjak, faktor tjetër është edhe pirja e duhanit, pirja e alkoolit, pirja e drogës mandej është mbipesha ose obeziteti tek personat e trashë”, kështu thonë doktorët në mbarë botën, raporton lajmi.net

Ngjarja po ashtu synon të nxisë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Qeveritë dhe organizata joqeveritare në mbarë botën organizojnë aktivitete të ndryshme që përfshijnë ecje, bisedime publike, koncerte e të tjera. / Lajmi.net

givingh world-heart-day-poster-29-september-7