Ilir Meta flet për herë të parë si President: Ëndërra ime kur jetoja në Skrapar

28.04.2017 17:20:06

Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë. Duke folur në sallën e Kuvendit, menjëherë pasi mori 87 votat e mazhorancës, Meta ka falënderuar ata që e votuan dhe ata që nuk e votuan.

Por Meta nuk harroi të falenderojë dhe deputetët e opozitës që sipas tij, ishin një shtysë më tepër që ai të bëhej president.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Faleminderit zonja drejtuese e seancës, faleminderit zoti Ulqini, faleminderit të gjithëve që morën pjesë, të gjithë atyre që votuan pro, një falënderim të veçantë edhe për ata që votuan kundër. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë kolegët që mungojnë, pasi me mungesën e prezencës ata më nxitën të pranoj kandidimin.Nuk kam përgatitur ndonjë fjalim. Mesa kam dëgjuar këshillat e zotit Dokle kam pasur sukses, kështu që po flas pa letër.Çdo politikan është midis 2 raporteve pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur demokracinë në raport me pushtetin, sepse pushtet ka dhe në vendet jodemokratike. Kjo për një arsye të thjeshtë, kur u tha se unë kam Lindur në Çepan të Skraparit.Çepani është një nga fshatrat më të thellë në Shqipëri. Kur isha student ëndrra më e madhe ishte të bëhesha pedagog.Këtë e di dhe profesor Angjeli. Atëherë ishte e vështirë të ëndërroje të bëheshe, deputet, kryeministër apo të zgjidheshe president.