Iliri Deda, kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR -Alternativa: As si bllok e as si subjekte ndaras nuk do t’a përkrahim PAN-in

12.06.2017 12:45:47
Iliri Deda, kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR -Alternativa ka thënë se ata nuk do ta përkrahin koalicionin PAN as si subjekte të ndara e as si grup.

Deda përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka siguruar votuesit e tyre se  në asnjë mënyrë nuk do t’i dëshpërojnë, dhe se mbi votën e tyre nuk do të “bie terri”.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Të dashur miq, të dashur qytetarë,

Ju faleminderit të gjithë juve që dje e përkrahët Alternativën dhe koalicionin tonë LDK-AKR-Alternativa. Mirënjohje e veçantë për të gjithë aktivistët dhe përkrahësit tonë që palodhshëm u angazhuan për shpresë.

Populli e tha fjalën e vet, tash këtë duhet t’a bëj politika. Ju siguroj se koalicioni jonë do të qëndrojë bashkë, dhe se as si bllok e as si subjekte ndaras nuk do t’a përkrahim PAN-in.

Të jeni të sigurtë që në një asnjë menyrë nuk do t’ju dëshprojmë, dhe mbi votën tuaj nuk do të bie terri.