Mediat serbe kanë një “gëzim” dhe një “hidhërim, komentojnë zgjedhjet në Kosovë...

Mediat serbe kanë një “gëzim” dhe një “hidhërim, komentojnë zgjedhjet në Kosovë “Fituan kriminelët”

12.06.2017 12:51:54

Ndonëse ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, rezultatet paraprake i kanë komentuar edhe mediat serbe.

Bëhet fjalë për mediumin Kurir.rs,i cili në titullin e saj lidhur me këto zgjedhje shkruan. “Fituan kriminelët, Lista Serbe e katërta!”

“I ashtuquajturi Koalicioni i UÇK-së, në të cilin janë ish-udhëheqësi i organizatës terroriste Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj, fitoi zgjedhjet parlamentare të djeshme në Kosovë”(sic) shkruan ky medium.

Po sipas këtij mediumi, ky koalicion fituan 34.2 për qind të votave, e dyta është Lëvizja Vetëvendosje me 26.3 për qind, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.8 për qind, ndërsa Lista Serbe e katërta me 4.2 për qind të votave, e cila ka të ngjarë të fitojë edhe të gjitha 10 vendet që ndahen për serbët.

Duke komentuar udhëheqësin e iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, ky medium ka shkruar se më shumë gjasa për të formuar një qeveri në Prishtinë kanë partitë që janë të dala nga “krahu i luftës”.

“Në Mitrovicë serbët mbrëmë kanë festuar rezultatin e kënaqshëm të Listës Serbe. Qytetarët që mbanin flamuj serbë u mblodhën në qendër”, shkruan në fund të artikullit të këtij mediumi..