Imri Ahmeti: Banullë, faleminderit që besoni në programin tonë!

18.10.2017 22:21:24

Kryetari i Lipjanit  z. Imri Ahmeti përmes facebookut, falënderon banorët e Banullës që vazhdojnë t’ ia besojnë programin qeverisës edhe për katër vjet.

Ai i siguron banorët  e Banullës se investimet do të vazhdojnë edhe përgjatë mandatit të dytë. Kurse përcaktimi i zhvillimit të zonës ekonomike për agrobiznes në zonën katastrale në Banullë do të ndikoj në Zhvillim Ekonomik dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të banorëve të Banullës.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

Sot vazhdova agjendën time elektorale edhe në Banullë. I falënderova Banullën që vazhdojnë të besojnë në programin tonë qeverisës. Ndërsa i sigurova banorë e Banullës se investimet në këtë lokalitet do të vazhdojnë edhe përgjat mandatit tim të dytë. Kurse përcaktimi i zhvillimit të zonës ekonomike për agrobiznes në zonën katastrale në Banullë do të ndikoj në Zhvillim Ekonomik dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të banorëve të Banullës. Ftojë gjithë qytetarët e Banullës dhe qytetarët lipjanas që të jenë pjesë vendimmarrëse e shoqëris dhe me 22 Tetor të të bashkohen rreth numrit 47 sepse çdo veprim ndryshe për ta nënkupton kthim në regres dhe shpërndarje e besimit të tyre në subjekte të tjera që me vite keqperdorën besimin e juaj.

Me punë, për Lipjanin