Inaugurohet Bunk’Art2, Rama: Historia nuk riciklohet, të përballemi me plagët tona

19.11.2016 11:46:51

Është inauguruar sot bunkeri muze i diktaturës, pranë Ministrisë së Brendshme, i quajtur ‘Bunkart2’, që një vit më parë, gjatë një proteste të opozitës, u sulmua me mjete të forta e zjarr me qëllim për t’u shkatërruar.

Kryeministri i vendit, Edi Rama në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të këtij muzeu, tha se pavarësisht se ky bunker përfaqëson një pjesë të errët dhe të dhimbshme të historisë sonë, të gjithë duhet të jemi dëshmitarë të saj, për të mos harruar dhe për të gjetur guximin për t’u përballur me plagët e së shkuarës…