Një garazh për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike u zbulua nga policia në Krujë. Në pranga ra pronari i garazhit Emerlla Stafa, 51 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëvë”, “Kultivimi i bimëve narkotike”dhe” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.