Indi: Dhjetëra të vdekur gjatë një aksidenti me tren

22.01.2017 12:50:06

Dhjetëra njerëz e kanë humbur jetën apo janë lënduar kur një tren ka dal nga binarët mëngjesin e sotëm në shtetin Andhra Pradesh të Indisë. Zyrtarët thonë se së paku 32 persona e kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë lënduar, ndonëse numri i viktimave mund të rritet derisa po vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit.

Treni ka qenë duke udhëtuar nga Jagdalpur për në Bhuvaneshaëar kur shtatë vagona kanë dal nga binarët, disa prej të cilëve duke e goditur një tren që bartte mallra dhe që udhëtonte paralel me të. Sistemi i hekurudhave të Indisë, i treti më i madh në botë, përballet me shumë aksidente. Në nëntor, 146 persona janë mbytur gjatë një aksidenti të ngjajshëm në afërsi të Kanpurit, duke u bërë aksidenti më vdekjeprurës në pesë vitet e fundit.