India burim i infeksionit në botë, sërish thyen rekordin ditor me coronavirus

28.08.2020 09:20:41

India raportoi një rritje rekorde ditore me rastet e reja të infektimit me coronavirus.

Sipas të dhënave nga Ministria Federale e Shëndetësisë, 77,266 persona të rinj janë infektuar me virusin, raporton CNN.

Në këtë formë, indianët kanë arritur shifrat e 3.39 milionë të të infektuarve ndërsa numri i rasteve po rritet në të gjithë vendin, transmeton Telegrafi.

India ka rritjen më të madhe ditore në numrin e infeksioneve të reja në botë që nga 7 gushti dhe është vendi i tretë më i prekur pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Ndërkohë, 1.057 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 61.529.