India me pullë postare me shenjtërimin e Nënës Terezë

04.09.2016 17:53:56

Shteti i Indisë ka lansuar sot pullën postare me figurën e Nënës Terezë gjatë shenjtërimit të saj.

AFP raporton se kjo është bërë sot në Mumbai pak para se të fillojë ceremonia për shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan.Humanistja shqiptare veprimtarinë  e saj e kishte ushtruar në Indi konkretisht në Kalkutë duke u ndihmuar fëmijëve të sëmurë dhe të varfër.