Indianët gjejnë “ilaçin” e çuditshëm kundër koronavirusit

15.03.2020 11:04:13

Qindra indianë u mblodhën të shtunën për të luftuar koronavirusin në një mënyrë që të thuash e çuditshme është pak.

Anëtarë të një grupi fetar u grumbulluan në Delhi për të pirë së bashku urinë lope, pasi mendojnë se kjo gjë do t’i shpëtojë nga koronavirusi, që në Indi ka prekur 84 persona dhe ka shkaktuar dy viktima.

Anëtarë të partisë së kryeministrit Narendra Modi kanë thënë më parë se urina e lopës është e mirë për trajtimin e kancerit. Ndërsa këtë muaj ata u shprehën në asamblenë e partisë së tyre se ajo mund të përdoret edhe për koronavirusin.