Infektologu Izet Sadiku emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive

10.03.2021 13:02:44

Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin  e ka konfirmuar vet infektologu Sadiku, i cili tha se emërimi i tij si u.d të drejtorit në këtë Klinikë është bërë gjatë ditës së djeshme (e martë)

Po jam emëruar ushtrues detyre i drejtori të Klinikës Infektive në QKUK. Emërimi im u bë dje”, tha Sadiku

Ndërkaq, në krye të Klinikës Infektive për një kohë të shkurt pas dorëheqjes së u.d të drejtoreshës Lindita Ajazaj Berisha, ishte infektologia Sadije Namani.