Inspektoriati shtetëror ndërmerr aksione për pengimin e uzurpimit të tokës shtetërore bujqësore

30.07.2016 10:07:55

Në komunën Karbinci janë mbjellur 70 hektarë grurë nga një bujk, i cili e ka uzurpuar tokën shtetërore. Kjo ka sjellë reagimin e Inspektoriatit shtetëror, që ka marrë hapa të korrjes së grurit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas drejtorit të Inspektoriatit, Cvetan Tripunovski, kjo duhet të shërbejë si mësim për uzurpuesit tjerë të tokës shtetërore, dhe që e kanë mbjellur pa patur ndonjë dokument të duhur.

Uzurpimi i tokës bujqësore shtetërore konsiderohet vepër penale, ndërkaq aksionet e këtilla do të ndikojnë në pengimin e veprimeve të mëtutjeshme të këtilla të bujqëve të papërgjegjshëm. Kontrollet e Inspektoriatit shtetërorë do të vazhdojnë në tërë territorin e Maqedonisë.