Kryeministri Rama dhe Lulzim Basha replikojnë në rrjetet sociale para protestës

25.05.2018 18:42:09

Një ditë para protestës së opozitës, kryeministri Rama dhe keu i opozitës, Lulzim Basha kanë replikuar në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë ka deklaruar i pari se gjithçka po bëhet kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE.

Në një postim të shkurtër në “Facebbok”, Rama shkruan: “Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj, “Ah, si nuk e dija që audiopërgjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE!”…

Vetëm pak pasi kryeministri Edi Rama kishte reaguar me nje postim ne rrjetet sociale pak orë para protestës së PD te shtunën, lideri i demokrateve i është përgjigjur “flakë për flakë”, po në “Facebook”.

“Kush janë sadistët (Esad Pasha) që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha teksa ka publikuar videon më poshtë, ku thuhet: “Kush është pashai? Zbulohet nesër, ora 11 te Kyeministria”.