Inter dhe Milan/ Stadiumi i ri, do shërbejë si zonë multifunksionale

24.09.2019 22:19:13

Edhe pse është njoftuar se do të jetë e enjtja e 26 shtatorit, dita kur do të prezantohen zyrtarisht dy projektet për stadiumin e ri të Milanos, mediat italiani ka publikuar projektin e studios “Populous”.

Në këtë projekt, stadiumi është konceptuar mes një zone polifunksionale, që do të jetë e hapur për publikun në 365 ditë të vitit. Bëhet fjalë për një stadium në formën e një paralelopipedi prej qelqi e harqesh, që falë edhe një loje dritash, kujton Katedralen e Milanos, duke lidhur kështu historinë e qytetit me stadiumin e ri.

Stolat do të jenë të stilit anglez të ndërtimit të stadiumeve dhe stenda vertikale pranë fushës, ndërsa koncepti thekson qëndrueshmërinë nga këndvështrimi mjedisor. Studio tjetër arkitekturore është “Manica+Sportium”, projekti i së cilës sot ë prezantohet më 26 shtator.