Inter ‘vjedh’ përforcimin e Milanit (FOTO)

31.12.2016 13:06:36
Inter është i gatshëm ta mposhtë Milanin në garë për transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Milan Badelj.
Milan Badelj është në shitje.

Mesfushori i Fiorentinës do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dhe, sipas medieve italiane ai ka zgjuar interesim nga Inter, Roma e Milan.

Por, “Nerazzurrët” janë favorit të ri për transferimin e tij, shkruan “Calciomercato”, përcjell “lajmi.net”.

Badelj është futbollist i dashur nga trajneri i ri i Interit, Stefano Pioli. /Lajmi.net/