IOM: Vazhdon implementimi i projektit për Stabilizimin e Komuniteteve

17.04.2020 13:58:42

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) po vazhdon me implementimin e projektit për Stabilizimin e Komuniteteve IV (EU-CSP IV), projekt i cili financohet nga BE dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Programi EU-CSP IV do të ofrojë asistencë financiare dhe teknike për fillim të bizneseve të vogla apo zgjerim të atyre ekzistuese sidomos të atyre bizneseve që promovojnë dhe forcojnë reintegrimin e qëndrueshëm të anëtarëve të kthyer të komuniteteve jo-shumicë.

“Projekti EU-CSP IV po ashtu do të përkrah edhe iniciativat e komunitetit prej të cilave komuniteti do të ketë përfitim më të gjerë duke punuar me pjesëtarët e komunitetit dhe fermerëve individual dhe prodhueseve për të eksploruar mundësitë për aktivitete të përbashkëta përmes krijimit dhe mbështetjes së asociacioneve të biznesit të komuniteteve jo shumicë dhe ato ndëretnike. Projekti i Bashkimit Evropian për Stabilizimin e Komuniteteve (EU-CSP IV), shtyen afatin e shpalljes për thirrjen për projekt propozime të ndërmarrësve të ardhshëm dhe ekzistues si dhe të grupeve e asociacioneve  për projekte individuale dhe të komunitetit”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Tutje në njoftim thuhet se EU-CSP IV do të financojë bizneset që mund të dëshmojnë realizueshmëri dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe që ofrojnë mundësi punësimi e krijim të të ardhurave.

Për udhëzime dhe fletë-aplikacione aplikantët e interesuar inkurajohen për të vizituar webfaqen e IOM-it www.kosovo.iom.int si dhe te kontaktojnë (tel: 049 968 485), ku po ashtu mund të merrni më shumë informata të hollësishme për procesin e aplikimit dhe zhvillim të biznes planeve, formularë për aplikim si dhe ndihmë se si duhet të bëhet plotësimi i formularëve si dhe informata tjera për procesin dhe udhëzimet e aplikimit.

Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është 30 Prill 2020 por aplikantët inkurajohen që t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre sa më parë ne email adresen iymeri@iom.int