Gjermanët s’e duan më Merkelin kancelare

06.02.2017 19:03:06

Për herë të parë në një sondazh, socialdemokratët gjermanë të Martin Schulzit kaluan CDU-CSU-në e kancelares, Angela Merkel, pikërisht nga entuziazmi i krijuar nga kandidatura e ish-presidentit të Parlamentit Evropian për postin e kancelarit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të shtatorit, njoftoi sot ”Financial Times”, që citon një sondazh ku SPD-ja ka 31 për qind të votave, kundrejt 30 për qind të bllokut kristian.

Sondazhi i sotëm, i organizuar nga ISNA për llogari të gazetës më të shitur gjermane ”Bild”, nxjerr në vend të tretë populistët e së djathtës ”Alternativa për Gjermaninë” me 12 për qind të votave dje në vendin e katërt të majtën radikale gjermane ”Die Linke”, me 10 për qind, përcjell Atsh.

Ky sondazh vjen pikërisht në ditën kur lideri i partisë CSU, Herst Seehofer dhe kancelarja Merkel njoftuan, pas një periudhe tensionesh, se do të shkojnë së bashku, për herë të katërt, në zgjedhje me një program të përbashkët.