Shakaja e Trump: Nëse bie shi, njerëzit do ta mësojnë nëse i kam flokët e vërtetë apo jo (Foto)

20.01.2017 14:02:51

Donald Trump do të betohet sot si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Biznesmeni arriti një fitore të papritur në një fushatë kontroverse.

Mijëra njerëz janë mbledhur në Uashington për ceremoninë. Nga ana tjetër në Nju Jork janë mbajtur protesta kundër presidentit të zgjedhur.

Përpara se të betohet, Trump dhe e shoqja, Melania, ishin në një darkë, përcjell mapo.al. 70-vjeçari dhe e shoqja 46-vjeçare ishin në humor të mirë.

Melania shkëlqente me një fustan të Reem Acra.

“Nëse bie shi gjatë ceremonisë, njerëzit do e mësojnë nëse i kam flokët e vërtetë apo jo,” tha ai me humor.

28 mijë forca sigurie janë angazhuar me ceremoninë.

Mësohet se asnjë dron nuk do lejohet të fluturojë në një rreze prej 30 miljesh nga vendi i inaugurimit.

Ndërkohë raportohet se qindra kamionë dhe autobusë do të vendosen si barriera, për të penguar një sulm të mundshëm si ai në Nisë të Francës.