Irinej thur elozhe për Vuçiqin: Ai po lufton për ta ruajtur Kosovën

09.01.2018 18:05:33

Patriarku Irinej ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke luftuar për ta ruajtur Kosovën.

Këto deklarata po vijnë pas debateve në Serbi, që Vuçiq po bën kompromise në lidhje me Kosovën.

“Ne falenderojmë Zotin që na dha një njeri që është duke luftuar për pjesën më të madhe të popullit serb, dhe po lufton për Kosovën”, tha Irinej, transmeton lajmi.net

“Vuçiq si një hero po lufton për të ruajtur tokën tonë të shenjtë, Jerusalemin tonë, Kosovën”, deklaroi ai.

“Ne shpresojmë dhe lutemi që Vuçiqi me forcën dhe fuqinë për të rezistuar, nuk do ta lë të largohet”, përfundon Partiarku Irinej.

Ndryshe në Serbi tash e sa kohë ka nisur një debat i brendshëm për Kosovën.

Viti 2018 vazhdimisht është cilësuar si periudha finale për dialogun Kosovë-Serbi.