Irinej: Zaev nuk mund ta festojë Ilindenin në manastirin Prohor Pçinjski

24.07.2017 12:43:00

Kisha Ortodokse e Serbisë (KOS) ka vendosur që të ndalojë Maqedoninë për ta festuar ditën e Ilindenit në manastirin Prohor Pçinjski në Serbi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Udhëheqësia e KOS-it dhe patriku Irinej nuk kanë ndërmend ta lejojnë një delegacion të Maqedonisë, të udhëhequr nga Zoran Zaev, që ta vizitojnë këtë manastir.

Portali serb ”Alo” shkruan se patriku Irinej është kategorikisht kundër një vizite të tillë, deri sa të rregullohet statusi i KOS-it dhe priftërinjëve të saj në Maqedoni.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka pohuar për këtë portal se vetëm KOS-i mund të vendosë nëse do të lejohet delegacioni i Maqedonisë që ta vizitojë manastirin Prohor Pçinjski.

Nga ana tjetër, Zoran Zaev, deklaroi në Sarajevë se Maqedonia dhe Serbia janë miq, dhe se shpreson në përparimin plotësues të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai bëri të ditur se ende nuk ka marrë përgjigje për të festuar Ilindenin në Prohor Pçinjski