Isa Mustafa: Do të fitojmë në tërë Kosovën

15.10.2017 18:20:04

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot tubimin elektoral në Ferizaj.

Gjatë këtij tubimi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha se jo vetëm në komunën e Ferizajt, por do të dalin fitues në tërë Kosovën.

“Pjesëmarrja këtu tregon se sa mirë ka punuar Muharrem Svarqa – kryetari aktual i Ferizajt. Punoi pa korrupsion e pa krim, por për qytetarë e për qytet”, tha tutje Mustafa.

Fjalën e mori edhe Muharrem Svarqa i cili tha se nëse rizgjidhet kryetar komune, do të rregullojë ujin, kanalizimin dhe do t’i ndërtojë 3000 parkingje nëntokësore.

“Kemi hequr taksat për biznese dhe kjo ka bërë që të bëhen 4000 biznese të reja e 5000 të punësuar”.

“Do t’i zhbëjmë rrënjet e kandidatëve që bazat i kanë tek shefat e tyre, në bodrumet e SHIK-ut e kandidatëve turistë në Ferizaj”, shtoi Svarqa.

Në këtë tubim u panë edhe Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ismet Beqiri Isa Mustafa.