Kryeministri Rama detyrohet të flasë për grabitjen e parave: Mos bëni humor ‘kaps’

09.02.2017 22:01:14

Kryeministri Edi Rama është detyruar që të flasë për grabitjen e rreth 2 milionë lekëve në rrugën e Rinasit gjatë transportimit për në aeroportin “Nënë Tereza”.

Kanë qenë komentuesit që kanë shkruar në Facebook-un e Ramës duke ironizuar punën e policisë.

“Ky quhej humor “kolaps” në kohën e rinisë tonë”, i përgjigjet Edi Rama një qytetari.