Isa Mustafa: Do të fitojmë Prishtinën dhe 9 komuna tjera!

28.10.2017 15:16:55

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur edhe një herë i bindur se partia që drejton, i ka kandidatët më të mirë.

Në një postim në facebook, të bërë në kontekst të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, z. Mustafa është shprehur se pret përkrahje nga qytetarët.

Ky është postimi i plotë i z. Mustafa:

Kemi kandidatët më të mirë për ti udhëhequr komunat.

Fitorja e LDK-së në zgjedhjet lokale është rezultat i punës së përkushtuar në të gjitha degët e LDK-së. Synojmë në raundin e dytë ta fitojmë bindshëm Prishtinën dhe nëntë komuna tjera. Presim përkrahje nga qytetarët.

Ne do të përmbushim të gjitha premtimet e kandidatëve tanë.

Nga mbledhja e fundit e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.