Isa Mustafa e rrëzoi, Shpend ahmeti lejon ndërtimin e pompës në Prishtinë

Isa Mustafa e rrëzoi, Shpend ahmeti lejon ndërtimin e pompës në Prishtinë

08.07.2017 09:59:29

Ukshin Menxhiqi, pronari i pompës “Bingo Benz”, pas shtatë vitesh, ka nisur rindërtimin e pompës së derivateve të naftës në lagjen Tophane, të cilën Komuna e Prishtinës ia kishte rrënuar në vitin 2010.

Në maj të vitit 2010, i pari i Prishtinës, Isa Mustafa, kishte urdhëruar rrënimin e pompës së derivateve të naftës “Bingo Benz”, shembja e të cilës ishte bërë nën përcjelljen edhe të Njësisë Speciale të Policisë. Në atë kohë ajo ishte bërë temë debati në Komunën e Prishtinës.

Pompa e derivateve, rrënimi i të cilës ishte përfolur se Mustafa e bëri për shkak se ishte në afërsi të shtëpisë së tij, ka nisur të rindërtohet përsëri, shkruan Lajmi.net.

Ndërtimi i saj është duke ndodhur në të njëjtin vend, në afërsi të madhe me “Xhaminë e Llapit”.

Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, i ka dhënë leje të ndërtimit të përkohshme, pronarit Ukshin Menxhiqi.

Leja është lëshuar më 28 maj 2017, ose fiks 7 vjet pasi ishte bërë rrënimi i saj. Projektin kryesor e ka bërë kompania NPN “Unikosproject”. Sipas lejes së ndërtimit, sipërfaqja ndërtimore është 155.2 m². Pagesa totale e lejes së lëshuar ka qenë 1865 euro. Leja është nënshkruar si rëndom nga drejtori i Urbanizimit, Liburn Aliu.

Vlefshmëria e lejes ndërtimore është 1 vit nga dita e lëshimit me të drejtë vazhdimi edhe për një vit tjetër, me aplikim para skadimit të afatit të vlefshmërisë.

Vetëm muri i oborrit të xhamisë e ndan objektin e kultit fetar me pompën e derivateve. Por, në arsyetimin e lejes së ndërtimit, pronari Mengjiqi në Drejtorinë e Urbanizmit të Prishtinës e ka paraqitur edhe pëlqimin e marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Po ashtu, ka marrë pëlqim mjedisor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ka marrë vendimin të lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, për dhënien e pëlqimit për lejimin e ndërtimit të objektit të përkohshëm – pikë e shitjes së derivateve të naftës etj.

Në qershor të vitit 2011, Komuna e Prishtinës kishte iniciuar procedurën kundërvajtje në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë, kundër pronarit të kompanisë “Bingo-Benz”, Ukshin Menxhiqit, i cili, sipas Komunës, gjatë vitit 2008 ka zhvilluar veprimtari afariste tregtare pa leje të punës në njësinë nr. 3 nën firmën “Bingo Benz“, për shitjen e karburanteve, në Prishtinë, rruga “Lidhja e Lezhës”.

I lartpërmenduri, sipas Komunës përveç që ka zhvilluar veprimtari tregtare pa leje të punës, objektin në të cilin ka zhvilluar këtë veprimtari e ka ndërtuar pa siguruar paraprakisht lejen ndërtimore nga organi kompetent i Komunës së Prishtinës.

“Me këtë, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 2005/17 të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i lartpërmenduri ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm për njerëzit dhe për ambientin, meqë shitja e karburanteve dhe derivateve të naftës në vendbanime të dendura dhe në afërsi të institucioneve publike si në rastin konkret (te Xhamia e Llapit, te Shkolla Fillore “Emin Duraku“ si dhe në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit), nuk është e lejuar”, thuhej në arsyetimin e Komunës.

Kjo pompë, për punën e së cilës pronari kishte pasur licencën nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, ndërsa jo edhe nga organet komunale të Prishtinës.

Ndërkaq, pronari kishte filluar të ankohej, duke dhënë edhe deklarata se rrënimi i pompës i është bërë për inate personale nga fqinji i tij, Mustafa, siç qe shprehur ai, pa pasur bazë ligjore.

Më pas, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, publikisht kishte deklaruar në medie se dyshonte që pronari i “Bingo Benzit”, Ukshin Menxhiqi, kishte korruptuar dikë në Ministrinë e Tregtisë për t’u pajisur me licencë të punës. Menjëherë pas kësaj deklarate, pronari i kompanisë kishte ngritur padi private ndaj kryetarit të Komunës, Isa Mustafa, duke e akuzuar atë për shpifje, gjë që ka ndikuar që procesi të vijë deri te shqyrtimi kryesor në Gjykatën Komunale të Prishtinës, për çfarë palët ishin obliguara të paraqiten personalisht, më 7 korrik 2014. Më pas rastin e kishte fituar Menxhiqi.

Telashe me këtë pronar ka pasur edhe djali i Isa Mustafës, Arbeni, pasi ishte ndier i kërcënuar në një rast nga pronari i “Bingo Benz”. Po ashtu, rasti kishte përfunduar në gjykatë.

Ukshin Menxhiqi pronari i pompës “Bingo Benz”, pas shtatë vitesh, ka nisur rindërtimin e pompës së derivateve të naftës në lagjen “Tophane”, të cilën Komuna e Prishtinës ia kishte rrënuar në vitin 2010. Në maj të vitit 2010, i pari i Prishtinës, Isa Mustafa, kishte urdhëruar rrënimin e pompës së derivateve të naftës “Bingo Benz”, shembja e të cilës ishte bërë nën përcjelljen edhe të Njësisë Speciale të Policisë. Në atë kohë ajo ishte bërë temë debati në Komunën e Prishtinës.

Ka marrë vendimin të lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit – Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, për dhënien e pëlqimit për lejimin e ndërtimit te objektit te përkohshëm- pikë e shitjes se derivate të naftës, etj.

Në qershor të vitit 2011, Komuna e Prishtinës kishte iniciuar procedurën  kundërvajtje  në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë, kundër pronarit të kompanisë “Bingo-Benz”, Ukshin  Menxhiqit , i cili, sipas Komunës gjatë vitit 2008, ka zhvilluar veprimtari afariste tregtare pa leje të punës në njësinë nr. 3 nën firmën “Bingo Benz “, për shitjen e karburanteve, në Prishtinë, rruga “ Lidhja e Lezhës”. I lartpërmenduri, sipas Komunës përveç që ka zhvilluar veprimtari tregtare pa leje të punës, objektin në të cilin ka zhvilluar këtë veprimtari e ka ndërtuar pa siguruar paraprakisht lejen ndërtimore nga organi kompetent i Komunës së Prishtinës.

“Me këtë, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 2005/17 të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i lartpërmenduri ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm për njerëzit dhe për ambientin, me që shitja e karburanteve dhe derivateve të naftës në vendbanime të dendura dhe në afërsi të institucioneve publike si në rastin konkret (tek Xhamia e Llapit, tek Shkolla Fillore “ Emin Duraku“ si dhe në afërsi të  Shtëpisë së Shëndetit ), nuk është e lejuar”, thuhej në arsyetimin e Komunës. Kjo pompë, për punën e së cilës pronari kishte pasur licencën nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, ndërsa jo edhe nga organet komunale të Prishtinës. Ndërkaq, pronari kishte filluar të ankohej, duke dhënë edhe deklarata se rrënimi i pompës i është bërë për inate personale nga fqinji i tij, Mustafa, siç qe shprehur ai, pa pasur bazë ligjore.

Më pas, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, publikisht kishte deklaruar në medie se dyshonte që pronari i “Bingo Benzit”, Ukshin Menxhiqi, kishte korruptuar dikë në Ministrinë e Tregtisë për t’u pajisur me licencë të punës.

Menjëherë pas kësaj deklarate, pronari i kompanisë kishte ngritur padi private ndaj kryetarit të Komunës, Isa Mustafa, duke e akuzuar atë për shpifje, gjë që ka ndikuar që procesi të vijë deri te shqyrtimi kryesor në Gjykatën Komunale të Prishtinës, për çfarë palët ishin obliguara të paraqiten personalisht, më 7 korrik 2014. Më pas rastin e kishte fituar Menxhiqi. Telashe me këtë pronar ka apsur edhe djali i Isa Mustafes, Arbeni, pasi ishte ndierë i kërcënuar në një rastë nga pronari i “Bingo Benz”. Po ashtu rasti kishte përfunduar në gjykatë, shkruan lajmi.net